Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, reagon ashpër ndaj heshtjes së deputeteve të Partisë Socialiste, të cilat nuk kanë shprehur solidarizim në lidhje me ngjarjen e dhunshme të ndodhur ndaj 25-vjeçares në Fushë Krujë.

 

Përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook, deputeti Rama shkruan se është i befasuar nga sjellja e deputeteve të rilindjes, të cilat nuk kanë thënë asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?! Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!”

 

Ndër të tjera ai ka shkruar se si ka mundësi që Aleanca e Grave Deputete, nuk ka reaguar për këtë ngjarje, kun ë fakt sipas tij duhej të mblidhej dhe të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po deri meë tani nuk ka bërë asgjë.

 

“Një vajzë e dhunuar dhe Aleanca e Grave Deputete, si shëmti e Kuvendit ku edhe unë jam deputet! Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete. Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur! Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë! Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit! Do të duhej të iniconte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet! Sa turp!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *