Subscribe

Në këtë edicion të dhjetë  të tetorit gjerman, kultura nuk ka nguruar të shpejtojë dhe t’i shtrijë aktivitetet edhe përtej muajit tetor. Sepse tetori gjerman nis sot në teatrin Metropol me veprën “Nata arabe” që mban autorësinë e një Gjermani.

“Edhe këtë vit arritëm të krijojmë një  program mjaft të larmishëm me filma, teatër, muzikë, mbrëmje leximi dhe diskutime politike e konceptuale për artin. Nën moton dhjetë vite tetori gjerman, javët e kulturës gjermane do të shtrihen deri në mesin e nëntorit. Është në fakt një vjeshtë gjermane që nuk do të shijohet vetëm në Tiranë, sepse kinemaja, letërsia dhe muzika do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera.”

1 tetori rezervon një ekspozitë në qendrën Tulla për të vijuar në 3 tetor në Pogradec me një diskutim mbi drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Debati shpërngulet në Tiranë më datë 6, por këtë herë mbi transformimin digjital. Java e dytë e tetorit gjerman flet me notat muzikore në Tiranë e Korçë, ndërsa kinemaja pushton kryeqytetin në datat 11, 15, 18 dhe 25 tetor. Autori që mbërrin për të performuar në Tiranë e Shkodër është Dorian Steinhoff që vjen si rezident për një muaj në bashkëpunim edhe me Poetekën. I fundit që do të mbyllë këtë vjeshtë gjermane është koncerti në Akademinë e Arteve, ku Berlini transferohet në Tiranë përmes ansamblit gjerman më 12 nëntor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *