Qyteti i Altas në veri të Norvegjisë ka përjetuar një katastrofë të rrallë natyrore. Në këto pamje të jashtëzakonshme është regjistruar i gjithë procesi i shkëputjes së tokws, mbi tw cilwn ishin ndwrtuar 8 shtepi.

Rrëshqitja e fortë e dheut i ka vecuar ato në det. (Efekte)  Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima apo të plagosur pasi banorët janë evakuuar që në momentet e para të ngjarjes së pazakontë.

Autoritetet bënë të ditur se rrëshqitja ishte 650 metra e gjerë dhe150 metra e thellë. Banesat u shkatërruan plotësisht, bashkë me to edhe katër rezidenca pushimesh.

Zyrtarët po monitorojnë tokën për lëvizje të mëtejshme gjatë ditëve në vijim, si dhe nivelin e detit. Rrëshqitjet e dheut në Norvegji ndodhin në cdo dy vjet por përmasa të tilla shaktërruese nuk janë parë asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *