ATHINË – Dy vëllezërit nga Shqipëria, Enis dhe Aleksandër Loka të cilët dyshohet se vranë kushëririn e tyre Denis Loka, mbeten në paraburim.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës (7 tetor), në Greqi.
Lexo edhe :
Related Posts
Dyshohet se Denis Loka, 28 vjeç kishte abuzuar seksualisht 12 vite më parë me dy kushërinjtë e tij.
Sipas medieve greke, dy të rinjtë shqiptarë, 17 dhe 19 vjeç kanë dalë në takim me viktimën, të vendosur për t’u hakmarrë për atë që i ka ndodhur.
Familjarët e 28-vjeçarit e kishin këshilluar që të mos udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe të takohej me ta.
Babai i dy vëllezërve, i cili kishte telefonuar 28-vjeçarin, ishte në dijeni të makthit që kishin përjetuar dy fëmijët e tij, ndërsa 28-vjeçari dyshohet se i kishte treguar vetë atë që kishte ndodhur.
E ëma e dy autorëve të dyshuar mësoi vetëm dje të gjitha detajet e motivit të vrasjes brutale, dhe ishte e shkatërruar.
Sipas informacioneve, mbi 10 persona nga rrethi më i gjerë familjar i autorëve dhe viktimës kishin dijeni ngjarjen dhe i kërkonin 28-vjeçarit që të mos shqetësonte më dy vëllezërit.
Megjithatë, siç zbuloi avokati i dy të rinjve, Alexis Kougias, ai ka vazhduar të shqetësojë dy të rinjtë deri vonë.
Tronditja për familjen ishte e madhe pasi dy fëmijët ishin nxënës të shkëlqyer, nuk ishin përfshirë në incidente të dhunshme dhe nuk kishin shqetësuar asnjëherë autoritetet.
Njerëz nga mjedisi i tyre miqësor dhe nga lagjja e tyre, në Galatsi, flasin për dy fëmijë të shkëlqyer, njëri gjimnazist dhe tjetri në Departamentin e Ekonomisë në Drejtësi, të cilët nuk kishin shfaqur kurrë sjellje të dhunshme.







