Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 29-vjeçarja Ardita Muça humbi jetën pas lindjes.

 

Mësohet se ajo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe kishte dalë nga spitali katër ditë pas operacionit cezarian.

 

Në dëshminë që familjarët kanë dhënë në polici për vdekjen e të resë kanë zbuluar se ajo humbi ndjenjat të hënën, pasi u takua me motrën e saj.

 

Ajo po pinte ujë kur ra pa ndjenja në dysheme. Familjarët kanë bërë denoncim në polici duke ngritur pretendimet për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *