Zbardhen të tjera detaje nga atentati që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të marte, ku shënjestër ishte Preng Gjini.

Mësohet se autori e vëzhgoi dhe e ndoqi objektivin e atentatit nga qendra tregtare në Zog të Zi deri në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi se një nga pistat kryesore të hetimit është edhe hakmarrja.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u vra në 12 gusht 2019 në Rrëshen. Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij. Kjo familje njohet për përfshirje në trafikun e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *