Kënga e kësaj vere sigurisht është “Despacito”, kënga spanjisht e Luis Fonsi-t i cili ka miksuar pak baladë latine me një stil hip-hop nga Porto Riko dhe pak reagaton puro. Kjo këngë është duke qëndruar për 20 javë rresht në krye të klasifikimit të Billboard dhe zyrtarisht është kënga më e klikuar në Youtube ndërkohë që, për sa u përket këngëve spanjisht, nuk kishte ndodhur më parë që një këngë të bëhej kaq e përhapur, përjashtim bën “Macarena”, e cila është lënë prapa gjithsesi.

 

 

Një ekspert i neuroshkencës së tingullit ka shpjeguar se suksesi i kësaj kënge nuk është i rastësishëm, sepse struktura muzikale e saj është ngjitëse dhe kjo mund të shpjegohet shkencërisht. Sipas studiuesit, kjo këngë e goditur shkakton rikujtimin e çasteve të bukura te njerëzit dhe krijon një lidhje emocionale pasi është gjetur ekuilibri i duhur midis freskisë dhe mërzitjes, pasi çdo këngë vjen një moment që bëhet e mërzitshme.

 

 

Gjithashtu, arsyeja se pse ka marrë kaq shumë pëlqime kjo këngë është sepse shumica e njerëzve në botë nuk e flasin gjuhën spanjolle dhe thjesht ndjekin ritmin e lezetshëm njësoj sikur t’i jenë futur një rruge të panjohur më parë dhe që u duket gjithnjë interesante.

 

 

Një tjetër detaj është përsëritja e vazhdueshme e të njëjtit element muzikor brenda këngës, ç’ka bën që truri të aktivizojë qelizat e kujtesës dhe të asaj që ne quajmë déjà vu, duke bërë kështu që sa herë dëgjoni këngën “Despacito” të mendoni se e keni dëgjuar edhe një herë tjetër në po të njëjtin vend e duke ju dhënë kështu një emocion më familjar.

 

 

Ndërkohë që kënga “Despacito” ka bërë namin tashmë të gjithë duan që ta zhdukin nga mendja dhe nuk munden. Kjo sepse kur ju e dëgjuat për herë të parë ajo ju fiksua shumë keq. Dhe njësoj siç fiksoheni me një dashuri që ende nuk e keni arritur, ashtu edhe ndodh edhe me këtë këngë: fiksimi nuk mund t’ju ikë lehtë derisa diçka tjetër t’ju fiksojë më shumë (në këtë rast nevojitet një këngë tjetër po aq e mirë).

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *