Subscribe

Gjykata la në burg dy të arrestuarit për atentatin ndaj biznesmenit Andon Dhima. Grid Lena dhe Altin Hoxha u arrestuan disa ditë më parë për një atentat të dështuar ndaj biznesmenit 51-vjeçar. Të dy ata ishin dënuar më herët, njëri për vjedhje në Gjermani dhe tjetri për plagosje me armë.

 

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit ku jeton Andon Dhima vihet re se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.

 

Për fatin e mirë Dhima që nuk e dinte se po e ndiqnin, u fut në ashensoin e pallatit bashkë me vajzën e tij, vetëm pak sekonda para se aty të mbërrinin dy autorët e maskuar dhe me armë në dorë. Duke parë që ashensori sapo kishte lëvizur, dy personat e maskuar u larguan menjeherë. Në pranga gjatë aksionit u vunë edhe dy bashkëpunëtorët e tyre, të cilët po ashtu u lanë në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *