Subscribe

Kryetari i përkohshëm PD, Enkelejd Alibeaj ka anulluar mbledhjen e grupit parlamentar, që ishte thirrur pasditen e sotme.

 

Mësohet se Alibeaj do të dalë në konferencë për shtyp për të denoncuar prishjen e marrëveshjes me PS.

 

Teksa sot ishte caktuar që të mbahej mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku do të diskutohej mbi zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, gjithçka duket se është anuluar. Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve të PD-së, ku i njoftonte për anulimin e mbledhjes, e cila ishte thirrur me kërkesë të Enkelejd Alibeajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *