Subscribe

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje motrën e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit për të mësuar më shume mbi akuzat e ngritura nga familjarët e viktimave për trafikimin e fëmijëve.

 

Në pyetje janë marrë edhe familjarë të tjerë si dhe djali i mitur i Zhaneta Metanit, i cili ishte i pranishëm në momentin kur e ëma dhe tezja e tij u ekzekutuan nga Përparim Ademi.

 

Sipas familjarëve, dyshohet se janë 10 fëmijë që autori i krimit kishte me dy motrat e vrara, e që i kanë shitur në Selanik të Greqisë. Pas akuzave, Prokuroria ka kërkuar që Policia e Shtetit të marrë kallëzimet për të nisur hetimet.

 

Por një ditë më parë, gruaja e Përparim Ademit i hodhi poshtë këto akuza. Nga ana tjetër, Kristo Tela, i biri i autorit ka publikuar mesazhet e dërguara ditën e vrasjes nga dy vëllezërit e Kristinës dhe Zhanetës qe sipas tij e kanë kërcënuar me jetë.

 

Familjarët e viktimave, jashtë kamerave janë shprehur se këto mesazhe janë dërguar në gjaknxehtësi e sipër dhe se presin drejtësinë që të reagojë.

 

Nga burimet mësohet gjithashtu se Zhaneta Metani kishte marrë ekspuls në shtetin grek pasi ishte hetuar për prostitucion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *