Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës, Edona Bilali thotë se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama për lejimin e tifozëve në stadium.

 

Ndërsa e falënderon për plotësimin e kërkesës, Biliali shkruan se kryeministri nuk i thotë asnjëherë ‘jo’ për Shkodrën.

 

“Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që  të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19. E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën.  Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *