Situata e nxehtë politike mes qeverisë dhe Presidencës duket se ka përfshrië edhe deputetët e opozitës së re.

 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti I dalë nga listat e demokratëve, Halit Valteri sulmoi hapur presidentin dhe familjen e tij në lidhje me konferencën e fundit për shtyp të mbajtur prej kreut të shtetit, I cili paralajmëroi tre palë zgjedhje në 13 tetor.

 

Deputeti Halit Valteri e cilësoi konferencën si një shfaqe të shëmtuar, ndërsa theksoi me ironi se Meta I bëri akuzat pasi është keq që të bësh burg në këtë moshë.

 

“Konferenca e fundit e Presidentit ishte shfaqje e shëmtuar. Ishte shumë i mërzitur dhe armatosur me mllef, sulmoi cilindo që i dilte përpara me mendjen e trazuar nga ëndrrat, se është keq të bësh burg në këtë moshë, është problem i madh. Presidenti harroi edhe rolin që kishte, përfaqësuesi i unitetit kombëtar dhe jo i LSI-së. Ai shpalosi problemet që ka te partia në Bllok, nuk e di se cfarë vendi të botës, tek kjo që aspirojmë ne dhe jo ajo që  aspiron Ilir, shqiptarëve u serviret gruaja e Presidentit si drejtuese partie dhe vajza e vogël, zonjë e parë e shtetit, që akoma nuk ka hequr bebelinën”

 

Por fill pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë kreu I Kuvendit Gramzo Ruçi, i cili i kërkoi deputetit Halit Valteri që të tërheqë mbrapsht të gjitha ofendimet që lëshoi në drejtim të Presidentit të Republikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *