Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, ku Manjola Cakoni, e cila humbi burrin dhe të bijën ditën e tërmetit të 26 nëntorit, shprehej se nuk kishte përfituar asgjë nga qeveria.

Përmes një videoje të shpërndarë në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar dokumentet që tregojnë se familjes Cakoni i është dhuruar një apartament, si dhe shërbime të tjera për të dhe të birin, Alesio. Familja Cakoni ka marrë në dhjetor 2019 shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, si mbështetje të menjëhershme financiare.

“Do të ishte shumë njerëzore, e lavdërueshme që pa e abuzuar, konsumuar dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë së gjallë mediatik dhe politik të ghulumtohedshin faktet nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur, apo ju kemi qëndruar pranëe, jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjitha familjeve, qofshin ata që humbën njerëz, apo ata që humbën pasuri. Nëse keni fakte referojuni dokumenteve që tregojnë referimin në publik të dickaje që kemi marrë përsipër, atëherë nuk do ishte nevoja të arrihej deri këtu. Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve”, tha Rama.

Në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni tha se qeveria e ka mashtruar atë dhe djalin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *