E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Denoncime për korrupsion në zgjedhje

Katër persona në Elbasan, Gjirokastër dhe Kavajë akuzohen për korrupsion në zgjedhje. Policia thotë se për këta shtetas janë referuar materialet në prokurori. Rasti i parë është denoncuar në policinë e Elbasanit, ku Afrim Jagodina akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Edhe në Gjirokastër janë shfaqur dy raste. Një 57-vjeçar dhe 30 vjeçar jane denoncuar per tentative blerje vote. Ndërkohë policia e shtetit bën me dije se disponon informacion se elemente të caktuar kanë shpërndare aparate me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën. Nën mbikëqyrje po mbahen elemente qe kane tendencë blerjen e votës. Uniformat blu u bëjnë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga ky aktivitet, pasi do të përballën me forcën e ligjit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë