Rithemelimi ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD, për të diskutuar për vijimin e aksionit opozitar.
Flamur Noka, në një komunikim para anëtarëve u shpreh se Edi Rama po tenon të asgjesojë Partinë Demokratike, për ta nxjerrë sipas tij jashtë ligjit e për ta lënë vetëm si logo.
Ai shtoi më tej se Rama nuk është vetëm armiku i demokratëve, por edhe i socialistëve, ndaj ai u bëri thirrje që nga e hëna edhe këta të fundit ti bashkohen protestës së opozitës para Parlamentit.
Noka shtoi se beteja e opozitës nuk është për Berishën por për demokracinë e vendit.
“Në një kohë kur opozita ndodhet nën sulmi e vazhdueshëm të regjimit për tu asgjesuar, ne jemi mbledhur për të dhënë një sinjal se PD nuk nënshtrohet. Dy janë goditjet më të forta që një regjim i jep një partie politike. Njëra është nxjerrja jashtë ligjit dhe tjetra është burgosja e liderit. Për këtë të dytën prej vitesh Rama po tenton ta bëjë.
Me këto veprime që ka ndërmarrë Edi Rama po kërkon të nxjerrë jashtë ligjit PD dhe në vend të saj ai po bën përpjekje që PD të jetë vetëm një logo dhe asnjë gjë me shumë dhe në përbërjen e saj të mos ketë gjë tjetër.
Ne e dimë kush është Edi Rama dhe para se ish zëvendësi i tij të na e thoshte publikisht. Ne kemi vite që ja u themi shqioptarëve. Ahmetaj tha një gjë: kur ta kuptojnë socialistët kush është Edi Rama, do jetë vonë edhe për PS.
Ne nuk jemi kurrë armiq të socialistëve. Ne dhe socialistët kemi një armik, Edi Ramën. Nëse ata nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë që Edi Rama po përpiqet të asgjesojë PD për interesa të klanit të tij mafioz dhe personale, jo për interes të qytetarëve. Ne ju themi edhe socialistëve se beteja kundër nesh dhe për të asgjesuar Berishën politikisht është përpjekje për të instaluar një njeri në pushtet. Nëse ne nuk do reagonim, ai do vazhdonte si Enver Hoxha, tu kthehet edhe të vetëve t’i hajë. Ne ftojmë, çdo socialist e qytetar të ndershëm të reagojë dhe të protestojë në mosbindje civile. Kjo nuk është betejë për Beerishën, por betej për demokracinë, për Shqipërinë si vend normal dhe demokratik.
Të hënën ne do dalim për tu thënë shqiptarëve që Edi Rama dhe Veliaj janë pronarët faktik të inceneratorëve. Janë dy njerëzit që po i shkaktojnë gjëmën vendit”, tha Noka./vizionplus.tv