Deputeti Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e humbjeve të mëdha në bujqësi si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga era e fortë në Lushnje.

 

Ndërsa tregon për dëshpërimin e bujqve, ai sjell në vëmendje kërkesën që ka bërë prej muajsh për t’u përqendruar në ndryshimet e klimës, por, sipas tij, askush nuk e ka dëgjuar.

 

“IMSHTE/Bubullimë, Lushnje. Dëmi nga era e tmerrshme sot! Tunelet e shalqi të rrënuara thuajse fare!  Nuk di! Te premten pas së enjtes së Kuvendit, e kam ditën e territorit, por jo si kjo e sotmja. Nga Toshkezi në Imshte, një erë e tmerrshme që vijoi për ore të tëra, ka dëmtuar thuajse të gjitha tunelet e shalqirit; ka dëmtuar rendë edhe serat e vreshtave, kultura e re në këtë zonë. Nuk kam pare bujq me te dëshpëruar se sot; s’di ç’te them!! Kam kaq muaj që them se duhet të merremi me ndryshimet e klimës; Të mbrohemi prej tyre e të bëjmë dëmet të pagueshme! Askush nuk të dëgjon! Veç lavde lavde lavde, veç jemi mirë, jemi mirë, jemi mirë! Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës! Urdhëroni, shihini tani; 26 gradë temperatura, shpejtësia dhe fuqia e erës nuk di sa ishte, por ky është demi!”, shkruan Braçe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *