Lirohet nga burgu një nga personazhet më famëkeq të dy dekadave më parë, Lulzim Caka.

Njeriu I cili konsiderohej ndryshe edhe i “tmerrshmi” i Beratit për naming e të fortit që kishte krijuar  në Berat dhe zona të tjera përreth, ka lënë qeline e burgut të Kosovës në Lushnje pasi qëndroi brenda hekurave për 16 vite.

Fillimisht ai u denua me 75 vjet burg por pasi e ndoqi këtë vendim në instancat më të larta të sistemit të drejtësisë, përfundimisht Lul Caka mori vetëm 25 vite burg nga Apeli i Vlorës ndonëse akuzohej për disa vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale.

 

Në mënyrë të vecante njihet hakmarrja për vrasjen e nënës së tij duke ekzekutuar në vitin 1999 Valter Begën dhe Mariglen Camin.

 

Më herët në vitin 1996 ai ishte përfshirë edhe në atentatin ndaj komisarit të policisë Gani Malushi.

 

Tashmë në moshën 57 vjecare Lulzim Caka ka fituar lirinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *