Personat të cilët kanë një të kaluar kriminale, duhet të mbeten jashtë institucioneve shtetërore në Kosovë. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në konferencën “Lançimi i programit të Fondacionit Ëestminster për Demokraci në Kosovë”.

 

Nisma e tij për miratimin e një kodi për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, është mbështetur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell. Ai tha se sondazhet tregojnë se partitë politike janë më së paku të besueshme nga qytetarët, shkruan REL.

 

“Ky fakt, është mjaftë shqetësues për Britaninë e Madhe. Andaj, ne kemi ofruar eksperiencën tonë që partitë politike të bëhen më përgjegjëse dhe transparente dhe së bashkua ta luftojnë të keqën”, ka thënë O’Conell.

 

Qëllimi i kësaj konference, u tha se është të ndihmohen proceset demokratike në Kosovë dhe të ndikohet te partitë politike të rrisin transparencën e financimit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë para votuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *