E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dekreti Lleshaj, “zbutet” Presidenti Ilir Meta

Presidenca ka reaguar nëpërmjet zëdhënësi Tedi Blushi në lidhje me propozimin e ri të kryeministrit Rama për emërimin e Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm qe u dergua te premten.

 

Reklamë

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi). 

Reklamë

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.

 

Duket se ka nje qendrim ndryshe, me te zbutur te Presidences ne lidhje me debatin e forte politik te diteve te fundit kur kreu i shtetit nuk dekretoi emrin e Lleshaj si emer te propozuar nga Rama per Minister te Brendshem, megjithate mbetet per tu pare nese keto 7 dite qe eshte afati kushtetues, do ta pranoje apo jo kerkesen e re te kryeministrit per te dekretuar Sander Lleshajn ne funksionin e Ministrit te Brendshem.

 

Pas mos miratimit te kerkeses se pare, Rama beri nje levizje tjeter duke shkarkuar ne kuvend, Fatmir Xhafajn dhe duke emeruar me vendim qeverie ne postin e zv.ministrit te pare Sander Lleshajn ne krye te kesaj ministrie.

Më shumë video

Reklamë