Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit në lidhje me dekretet e presidentit Ilir Meta.

 

Në një deklaratë për mediat, Basha deklaroi se nëse deputetët e Kuvendit do të rrëzojnë dekretet e presidentit Meta për rishikimin e ligjit të koncesioneve të rrugëve Milit-Balldren dhe Orikum-Dukat, do t’I bëjë subjekt të ligjit Antimafia.

 

“Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive, po bëhet gati të hidhet poshtë nga parlamenti i dalë si pasojë e vjedhjes së votave. Vetëm një Parlament skllav i krimit dhe oligarkëve mund të votojë dy ligje të tilla. Kjo është vjedhje me ligj. Ndaj dua të paralajmëroj sot çdo anëtar që ngre dorën për të votuar këtë ligj, se nesër do të jetë subjekt i ligjit Antimafia. Sot po ju mbajmë shënim emrat, nesër do t’ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo pronë dhe pasuri e juaj do të jetë në lupën e SPAK-ut”

 

Basha tha se rruga Milot-Balldren, është një vepër e hapur korruptive pasi, pasi sipas tij, kostoja ka arritur në 17 milionë euro për kilometër.

 

“Në buxhetin e vitit 2018, ky projekt u parashikuara me vlerën 118 milionë euro, më pas tenderi u hap me 161 milionë euro. 216 milionë euro, që bashkë me TVSH shkojnë në 256 milionë euro. Por vlera e llogaritur shkon në 259 milionë euro, që konfirmohet nga kontrata. Fryhen disa herë kostot e ndërtimit të rrugëve dhe të gjitha kostot shtesë i merr Edi Rama dhe zyrtarët e korruptuar”

 

Sipas Bashës, koncesionet po rrezikojnë destabilizimin e vendit dhe të ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *