Subscribe

Masa te ftohta ajri kane përfshirë të gjithë Europën në prag të sezonit veror, duke bërë që shumë vende të përballen me reshje shiu, e madje edhe stuhi dëbore.

 

Më të papërgatitur dhe të befasuar nga kapricot e motit janë gjendur banoret ne ishullin e Korsikës, i vendosur mes Francës dhe Italisë. Edhe pse jemi në mesin e muajit maj, temperaturat atje janë ulur ndjeshëm. Reshjet e dëborës nisën mëngjesin e së mërkurës në qendër të Korsikës. Ajo ka bllokuar rrugët kryesore, e po ashtu ka patur edhe aksidente.

 

Lartësia e dëborës arriti deri në 20 centimetra e autoritetet janë vënë në gatishmëri për pastrimin e akseve kryesore.

 

Temperaturat shënuan më pak se 1 gradë, ndërsa sinoptikanët thane se pas dëborës do ketë reshje shiu.

 

Edhe Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfshirë nga reshjet e pazakonta të dëborës në këtë stinë të vitit.

 

Në Kroaci zona më e prekur është qyteti Sljeme në veri të Zagrebit.

 

Edhe në Spanjë, Portugali e Qipro termometri do të shënojë ulje gjatë fundjavës, ndërsa reshje të dendura shiu do të përfshijnë Anglinë, Francën e Ballkanin.

 

Temperaturat maksimale variojnë nga 11 deri 14 gradë gjatë ditës, e ky është një nivel shumë poshtë temperaturave sezonale, çka do të thotë që Europa po përballet me një verë të vonuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *