Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, duke e rënduar sërish situatën në zonat malore të saj.

 

Situata paraqitet më e vështirë në Dardhë ku debora ka arritur trashësinë  60 centimetra.

 

Në Qafën e Qarrit nga rënia e reshjeve të dëborës ka një trashësi 40 centimetra dhe në Voskopojë 10 centimetra.

 

Në këto akse rrugore  lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhirë. Problem paraqet rruga Boboshticë-Dardhë, por ky aks është I qarkullueshëm.

 

Rrugët kryesore të rajonit juglindor janë të hapura.

 

Ndërkaq, disa fshatra të thella malore të bashkisë Maliq dhe Pogradec raportohen të izoluara nga dëbora dhe po ndërhyhet për hapjen e rrugëve që I lidhin ato me njësitë administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *