I ftohti që ka përfshirë disa vende të Ballkanit ka shënuar edhe viktimën e pare. Një 86 vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Kroaci. Ai dyshohet se humbi jetën teksa ishte duke pastruar borën.

 

Reshjet e shumta, ngricat dhe erërat e fuqishme kanë detyruar autoritetet kroate të ndërpresin mësimin në disa shkolla në rajonet malore.

Ndërsa rrugët janë bërë të vështira për t’u kaluar pasi niveli i dëborës i kalon 30 centimetra. Ushtria është angazhuar për zhbllokimin e akseve.

 

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Slloveni, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

 

Rrugët janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet nga shtëpia për shkak të temperaturave të ulëta dhe acarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *