Subscribe

 

Gjirokastra

Si rrallë herë, mëngjesi i së mërkurës e ka gjetur Gjirokastrën te zbardhur nga dëbora.

 

Të gjitha rrugët në qytet jane mbuluar nga bora duke krijuar jo pak veshtiresi.

 

Aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë është e bllokuar ne oret.

 

Ndërkohe disa fshatra te thelle ne zonën e Përmetit janë krejtësisht te izoluar pasi trashesia e debores ka shkuar ne 40 centimetra.

 

 

Korçë

Reshjet kanë sjellë probleme e vështirësi në qarkullimin rrugor në të gjithë juglindjen.

 

Me përjashtim të aksit rrugor Kapshticë-Korçë-Pogradec ku levizja e mjeteve behet pa zinxhire segmente të tjera të zonave të larta malore kanë probleme dhe përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm.

 

Mësohet se fshtrat e Vithkuqit, Lekasit në rethin e Korçës dhe ato të Dardhasit e Velçanit në Pogradec janë pothuajse të izoluara.

 

Elbasan

Reshje dëbore u regjistruan edhe në Elbasan. Sipas shtabit të emergjencave problematike mbetën zonat malorë të rrethit të Librazhdit si dhe ato të Gramshit.

Rrugët nacionale janë të kalueshëm ndërsa segmenti Librazhd -Steblevë kalohet me zinxhir. Fshtra te bllokuar raportohen edhe ne malesite e Gramshit.

 

Ky mëngjes ka gjetur të zbardhur Shkodrën, me reshjet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Trashësia e borës në qytet arrin në 15 cm. Bashkia Shkodër ka marrë masat për pastrimin e borës me 5 fadroma në qytet. Dy fadroma kanë filluar punën në dispozicion për rrugën e Prekalit.

Sipas shtabit te emergjencave janë pastruar të gjitha hyrjet e shkollave, ndërkohë që vijon puna në të gjitha akset e qytetit me fadroma dhe me hedhjen e kripës për të krijuar lehtësi në lëvizjen e banorëve.

 

Rreshje të dendura Dëbore në gjith teritorin e Dibrës.Trashësia e dëbores arin ne 35 -40 cm  disa zona si Selishte,Lura,Sllova , Kala e Dodës dhedisa fshatra të Melanit.

 

Në qytetin e Peshkopisë trashësia është 15 cm. Akset  nacionale ,Peshkopi -Tiranë  , Peshkopi -Kukës dhe Ura e Çerenecit Librazhd janë të kalueshme me zinxhirë.

 

Rrugët rurale që lidhin Peshkopinë me njësite administrative pjesërisht funksionale.ndërsa Lura  Selishta dhe një pjese e madhe e fshatrave të Melanit  janë të bllokuara .

 

Si pasojë e reshjeve të  borës nuk është zhvilluar mësim në shkollën 9-vjeçare të Bellovës. Në këtë shkollë të bashkuar mësojnë rreth120  nxënës të 4 fshatrave Bellovë, Rabdisht, Zagrad dhe Cerjan

 

Diber

Situata paraqitete veshtire në Dibër pas reshjeve të dendura të dëborës. Gjysma e fshatrave të këtij Qarku mësohet se janë të bllokuar. Lura, Kalaja e Dodës, Arras Selishtë, Ostren dhe Trebishti kane humbur komunikimin me zonat urbane.

 

Buqize

Bora ka paralizuar edhe verilindjen. I ftohti i acarte ka krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të akullit.

 

Nderkohe ne shkollat e Pukes dhe ne disa qytete te tjera te vendit mësimi është pezulluar për shkak te bores dhe te ftohtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *