Subscribe

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e pandërprera të dëborës në të gjithë rrethin e Skraparit. Dëbora ka mbuluar gjithçka në çdo fshat. Reshjet e pandërprera të dëborës, që filluan pasditen e djeshme dhe që vijojnë të bien ende, kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

 

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 7 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që 10 fshatra të tjerë janë pa energji elektrike prej mëngjesit të sotëm, për shkak të erës së fortë.

 

Burimet zyrtare nga OSHEE Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat, ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë. Edhe në disa akse raportohet prezencë ngricash në rrugë, ku më problematik është aksi  Bogovë-Skrapar, ku duhet të tregohet kujdes në qarkullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *