Vetë lidershipi i PS-së u kujdes të publikonte debatet në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare. Nuk munguan qëndrimet sfiduese dhe deklaratat politike për mungesë të demokracisë së brendshme. Ndryshimet statutore, sipas modelit laburist, u kundërshtuan nga një grup deputetësh. Arta Dade kujtoi se vetë laburistët çdo vit zhvillojnë zgjedhje dhe garë të brendshme. Por çka e shqetësoi atë më shumë ishte mungesa e demokracisë së brendshme. Në mbështetje të aplikimit të modelit laburist foli Servet Pëllumbi. Ndërsa Pandeli Majko, kujtoi se debatet për ndryshimet statusore para disa vitesh i kushtuan ndarjen PS-së. Ben Blushi, duke ripohuar oponencën ndaj ndryshimeve statusore, dhe zhvillimeve ekonomike, hodhi sfidën. Dhe përgjigje morri nga disa kolegë të Asamblesë. Përgjigje qëndrimeve kritike ndaj qeverise të Blushit, i dha kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. I fundit që foli në Asamble ishte drejtuesi i saj Gramoz Ruçi, i cili përkrahu idenë për votëbesim të kryetarit Edi Rama në referendum të brendshëm partiak. Asambleja Kombëtare vendosi t’i përcjellë Kongresit të 19 marsit projektstatutin për votim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *