Në Maqedoninë e Veriut, Kuvendi prej disa orësh po vazhdon të debatojë për kornizën negociuese të propozimit francez.

 

Diskutimet po zhvillohen mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila kundërshton planin e deklaruar nga presidenti Macron.

 

Sipas saj, propozimi francez kërkon ndryshimin e kushtetutës dhe kjo është e papranueshme. Deputetët e VMRO kanë vazhduar protestën e tyre edhe brenda Kuvendit duke u rënë bilbilave.

 

 

Përfaqësues të opozitës thanë gjatë se nuk mund të pranojnë që gjuha maqedonase të jetë dialekt dhe normë e gjuhës bullgare. Sipas tyre, qeveria po e çon vendin në rrugë pa krye dhe se ata nuk do të bëhen kurrë pjesë e BE. Ndër të tjera në Kuvend nga opozita nuk kanë munguar thirrjet dhe etiketimet si tradhtar apo të shitur për deputetët e shumicës qeverisëse.

 

Një ditë më parë, në kuvend mbajti një fjalë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lejen, e cila kërkoi miratimin e planit, për të mundësuar hapjen e negaciatave brenda javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *