Subscribe

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi ka shpallur sot një platformë të re politike me emrin  “PO për Shqipërinë”, duke synuar që të përfshijë të rinjtë dhe shoqërinë civile në skenën politike.

 

Shehi ka theksuar se në këtë situatë duhet zgjeruar spektri opozitar; duke shpjeguar se opozita nuk mund të varet nga një individ i vetëm.

 

 

DASHAMIR SHEHI

KRYETAR I LZHK

 

“Sigurisht që brenda këtij harku nuk duhet të ketë më askush monopolin individual as si person as si parti që e zotëron ky vetëm gjithë hapësirën opozitare se e shikoni çfarë po ndodh. Ky është realiteti.Unë gjykoj që opozita duhet të bëhet një hark I madh opozitar një hark i lirë, ato qe me gjithë mend duan lirinë, ku ka vend për të gjithë. Ku brenda kësaj hyn dhe platforma.”

 

Iniciativa e Shehit vjen në një moment kur opozita është më e përçarë se asnjëherë më parë.

 

Që prej momentit që Edi Rama fitoi mandatin e tretë nuk ka pasur asnjë mbledhje mes krerëve të koalicionit opozitar, dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është i vetmi aksion politik që po ndodh në kampin e djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *