E shtunë, 24 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Raporti i DASH, palët qëndrime të ndryshme

Raportin e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, qeveria e lexon si apel për miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Koordinatori Kombëtar për Antikorrupsionin, ministri Bledi Çuçi, deklaroi se duhet të lënë mënjanë lojërat politike dhe të gjithë të përqendrohen tek kjo reformë. Por Opozita e konsideron raportin e DASH, si nje dokument qe provon abuzimet dhe korrupsionin e Qeverise Rama. Raporti i fundit i DASH thekson se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë, vijon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese për Shqipërinë edhe ne vitin 2016. Në këte dokument thuhet se pandëshkueshmëria është ne nivele shqetësuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë