Frika dhe paniku ka përfshirë banorët në Dallas, kur 156 sirena emergjence u aktivizuan për rreth dy orë duke zgjuar te gjithë banorët e zonës.

 

Zyrtarët provuan te informonin qytetarët të mos telefononin 911(numri i emergjencave) por gjatë kësaj kohe u morën rreth 4400 telefonata nga qytetarë te zënë në panik.

 

Zyrtarët e qytetit thanë se sirenat u aktivizuan nga një haker i cili manipuloi te gjithe sistemin e emergjencave por ata nuk thanë se si ishte arritur kjo ose cilët ishin fajtorët për këtë sulm.

 

Kjo është hera e dyte qe hakerat sulmojnë infrastrukturën e qytetit. Vitin e kaluar disa hakera të panjohur sulmuan shenjat e trafikut ne Dallas dhe publikuan në to barsaleta.

 

Sirenat e emergjencës janë dizenjuar për për të paralajmëruar banorët për mot me kushte të rrezikshme si stuhi dhe tornado.Te gjitha këto sirena u ndezën rreth orës 11:40 te Premten dhe zgjatën deri me 1:20 te Shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *