Kuptohet që stina e nxehtë nuk është më e rehatshmja për të mbajtur modelin e flokëve siç duhet, qofshin ato të gjjata, qofshin të shkurtëra, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i presim të gjithë me makinë dhe të lëmë vetëm lëkurën e kokës….Pamja nuk do të ishte aspak e këndshme për syrin!

 

 

Këngëtari Eugent Bushpepa sapo ka bërë ‘gabimin’ që bëjnë shumica e meshkujve gjatë verës (me këtë rast duhet të themi që flokët ngelen gjithmonë problematikë në pamjen e meshkujve shqiptarë). Megjithëse ishte shfaqur përherë me flokë ndaj të cilëve dukej se ishte kushtuar vëmendje, Bushpepa vendosi të dilte ndryshe…Ai e ka trajtuar këtë gjë me humor por jemi të bindur se ka qenë modeli që ka zgjedhur…Fundja zgjat për pak ditë…

“Kur i thua berberit me hiq vetem majat dhe detyrohesh te shkosh ne plazh të skuqësh tullën”, ka shkruar Bushpepa.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *