Gjashtë punonjës të administratës së Gjykatës së Beratit janë karantinuar për shkak se kanë shfaqur shenja të dukshme të Covid-19 dhe për këtë arsye ata kanë kryer edhe tamponin. Kjo situatë e krijuar brenda Gjykatës së Beratit ka sjellë këtë të mërkurë edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit, deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer gjashtë punonjësit e kësaj gjykate, përfshi këtu gjyqtarë, sekretare, avokatë, punonjës administrate etj.

Që prej ditës së nesërme, Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent, sipas vendimit të KLGJ-së.

Reduktimi i punës u ndërmor për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19. Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot, pasi u shqyrtua situata lidhur me faktin e vetëizolimit të 6 punonjësve të kësaj gjykate, të cilët presin të marrë përgjigjen e tamponit, Gjykata e Beratit vendosi: Reduktimin e veprimtarisë gjyqësore për një periudhë të pacaktuar,duke gjykuar gjatë kësaj periudhe vetë çështje të karakterit urgjent, masat e sigurisë, çështjet civile ku kërkohet detyrimi ushqimor për fëmijët e mitur dhe çështjet në fazën e hetimeve paraprake që kërkojnë pushimin e gjykimit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer edhe dezinfektimin e të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *