Subscribe

Italia vijon të mbështesë fuqishëm celjen e negociatave për Shqipërinë.

Kryeministri Giuseppe Conte një nga promotorët e integrimit të Shqipërisë, vijoi përpjekjet për të bindur vendet skeptike, raporton Vizion Plus

Pas pritjes që i bëri në Romë homologut holandez Mark Route, shefi i ekzekutivit italian u shpreh se po bëhet përparim për zgjerimin e unionit.

 

GIUSEPPE CONTE

 

KRYEMINISTER I ITALISE

 

Arsyetuam edhe progresin e bere ne zgjerimin e bashkimin europian me vendet e ballkanit perendimor. Duke filluar me hapjen e negociatave te anetaresimit me tiranen dhe shkupin. Per kete teme dhe per ceshtje te tjera kemi kemi kendveshtrime te ndryshme, por kemi te gjithe nje qellim të perbashket, ndaj duhet te punojme te gjithe per te arritur ne rezultate te perbashketa ne te miren e interesit te perbashket.

 

Nga ana e tij kryeministri holandez nuk preferoi të fliste për negociatat, por falenderoi Italinë për bashkëpunimin në uljen e flukseve migratore si dhe në luftën kundër pastrimit të parave, fusha të cilat Holanda i konsideron penalizuese për negociatat me Shqipërinë, shton Vizion Plus ne raportimin e vet.

 

MARK ROUTE

 

KRYEMINISTER I VENDEVE TE ULETA

 

Kemi nje keshill të ri të bashkimit europian, kemi një agjendë te re strategjike ku vendet e ulëta bashkë me italinë kanë ide të ngjashme. Po shikoja shifrat dhe flukset migratore në europë kanë rënë në mënyrë të ndjeshme gjithashtu kemi bashkëpunim në luftën kundër pastrimit të parave. Janë të gjitha cështje për të cilat do të punojmë së bashku në mënyrë më intensive dhe do tia dalim. Do të punojmë ngushtësisht me këshillin europian.

 

Holanda i është bashkuar Francës në qëndrimin kundër nisjes së bisedimeve në samitin e tetorit të shkuar, madje parlamenti ka tentuar edhe të rivendose regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë, një pretendim të cilin Komisioni Europian e quajti të pabazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *