Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron...

25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën...

Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4...

Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri...

Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov...

“Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet...

Trump thotë se do të dërgojë Witkoff në Moskë...

Tajvani rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të Kinës

“Koha po mbaron“, kërkohet agjendë reformash në Gjermani

Çmimi Nobel për Kimi fitohet nga tre shkencëtarë për punën në kornizat metalo-organike

8 Tetor 13:24

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M Yaghi për punën e tyre në kornizat metalo-organike.

Puna e të tre shkencëtarëve do të mund të përdoret për t’i luftuar disa prej problemeve më të mëdha në planet, përfshirë kontrollimin e dioksidit të karbonit, që mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike, apo edhe në zvogëlimin e ndotjes plastike, duke përdorur elementë kimikë.

Të tre fituesit do të ndajnë një çmim prej 11 milionë krunave suedeze (rreth 1 milion euro).

Puna e tre shkencëtarëve bazohet në atë se si mund të ndërtohen molekulat në struktura. Komiteti i Nobelit e ka quajtur punën e tyre “arkitekturë molekulare”.

Të tre burrat kanë punuar për të ndërtuar konstruksione me hapësira të mëdha mes molekulave, përmes së cilave mund të qarkullojnë gazra dhe kemikale tjera. Ato quhen korniza metalo-organike.

Njoftimi është bërë nga Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi, në një konferencë për media në Stokholm.

Profesori Kitagawa punon në Universitetin e Kjotos në Japoni, profesori Richard Robson në Universitetin e Melburnit në Australi dhe profesori Omar M. Yaghi në Universitetin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar këtë çmim e kanë fituar shkencëtarët Demis Hassabis, John Jumper dhe David Baker për punën e tyre në proteina, të cilat i ndërtojnë blloqet e jetës.

Më herët gjatë javës janë ndarë edhe çmimet Nobel për Fizikë dhe Mjekësi./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kimi Nobel shkencetaret Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron Lulzim Bashën për “21 janarin”

më shumë...

Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, bllokohet segmenti rrugor që të çon drejt kësaj zone

më shumë...

“Blic” në Shkodër, arrestohet një 40-vjeçar që mbane armë! I mituri kapet me kanabis

më shumë...

Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “E le Roelin jetim, nuk prite të të thërriste babiR...
  • E trishtë! Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe...
  • E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.