Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4 të vdekur, disa të bllokuar në ndërtesë

Një zjarr i madh që shpërtheu mesditën e së mërkurës në disa ndërtesa të larta në zonën Tai Po, në veri të Hong Kongut, ka shkaktuar vdekjen e katër personave. Nga ndërtesat vazhdojnë të ngrihen re të dendura tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.
Sipas rrjetit publik RTHK, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda godinave, ndërsa një burrë raportohet se ka marrë djegie të rënda, bazuar në informacionet e policisë.
Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025
Reklamë
Zjarri u raportua për herë të parë në orën 14:51, me orën lokale, në kompleksin Wang Fuk Court. Vetëm 40 minuta më vonë, rreth orës 15:34, ngjarja u klasifikua në nivelin e katërt të alarmit.
Kompleksi Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe përfshin rreth 2.000 apartamente. Përreth kullës ku nisi zjarri ndodhen edhe godina të tjera të mbështjella me skela bambuje, duke e vështirësuar më tej situatën.
/vizionplus.tv
BREAKING:
Major fire erupts in several buildings of a high-rise residential complex in Hung Fuk Court in Hong Kong.
Many people are trapped in the buildings as firefighters battle the intense flames. pic.twitter.com/3ZV6JHqB21
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025




