Eksperti i ekonomisë Enton Duraj është shprehur se ndihma e qeverisë 3 mijë lekë të reja për të përballuar krizën, nuk janë të mjaftueshme.

 

Në “Quo Vadis” Duraj vlerësoi se edhe për shkak te mos rishpërndarjes së ekonomisë nevoja për të ndihmuar shtresat në nevojë bëhet edhe më emergjente.

 

“Masa prej 3 mijë lekësh është e pamjaftueshme për tu përballur në këto momente krize dhe për të lënë të pandryshueshme me gjendjen e para krizës. Për më tepër ne kemi një ekonomi të ndryshme nga vendet e rajonit. Për shembull nëse do të shohim nivelet e konkurueshmërisë të gjithë indekset e performacës ne kemi më keq se Serbia apo MV.

Ekonomia nuk krijon rishpërndarje, dhe në këtë kuptim nevoja për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë rritet më tepër. Në këtë mosfunskionim të ekonomisë ndihma ndaj shtresave në nevojë duhet të ishte më e madhe, dhe më emergjente. Për më tepër kur të ardhurat buxhetore janë rritur mjaftueshëm unë besoj që vëmendja e parë për tu rialokuar të ketë një vëmendje drejt shtresave në nevojë.” tha eksperti i ekonomisë Enton Duraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.