Manchester City ka bërë një tjetër cmenduri në merkato.

Klubi kampion I anglize ka arritur akordin me Aston Villën për të blerë për 116 milionë euro, talentin Jack Grealish.

Sipas mediave angleze, zyrtarizimi I marrëveshjes do të bëhet menjehere sapo lojtari të përfundojë aventurën me përfaqësuesin e “tre luaneve” në kampionatin europian. Grealish konsiderohet një nga më të mirët në Premier League në rolin e tij.

Pep Guardiola kishte shprehur hapur admirimin për cilësite e djaloshit të Aston Villës që vjen pas një sezoni fantastik.

Ai shihet si perfekt për skemat dhe idente e Guardioles pasi mund të luajë në disa pozicione në fazën offensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *