Subscribe

Ditën e sotme me besimtarët e Krishterë në mbarë botën kremtuan Krishtlindjet. Edhe në Shqipëri besimtarët e Krishterë festuan këtë festë të shenjtë, duke uruar njëri tjetrin për më shumë paqe dhe begati.

Por cilat ishin mesazhet kryesore të këtyre Krishtlindjeve? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi ishte Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj.

I pyetur nga Furxhi se cilat ishin mesazhet kryesore të Krishtlindjve, Dodaj theksoi se mesazhi kryesor në të gjithë botën por dhe në Shqipërinë aktuale është rikuperimi i paqes.

Intervista:

Furxhi: Imzot ju jeni në këtë detyrë prej dy vjetësh, si Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit. Cilat ishin mesazhet kryesore të Kishës për gligjen e besimtarëve këtë vit?

Arjan Dodaj: Gëzuar Krishtlindjen. Mesazhi kryesor i përket kontekstit që jetojmë në nivel ndërkombëtar, botëror, por edhe në nivel lokal, aktual të vendit tonë, që është mesazhi i paqes, është shumë themelore që të gjithë të rekuperojmë gjuhën e paqes. Siç e përmendi edhe Papa Françesku sot sa i përket luftës veçanërisht në Rripin e Gazas dhe Izrael, po ashtu dhe Ukrainë, ai tha ku ka luftë në këtë konflikt janë të gjithë të humbur. Kjo në njëfarë mënyre na tërheq vëmendjen edhe neve që me luftë me përçarje, me agresion, me urrejtje asnjë nuk fiton, nuk fiton asnjë kauzë. Kështu mesazhi kryesor që na sjell Krishti princi i paqesd ëhstë të rekuprerojmë paqen sociale midis nesh.

Furxhi: Jo pak në ditët tona ankohemi edhe në Shqipëri se të rinjtë largohen për të kërkuar punë në vendet e tjera, sigurisht për të provuar një fat ndryshe ndoshta. Madje mesa di edhe ju vetë në vitet 90-të e keni provuar këtë fat jeni larguar nga Shqipëria për të gjetur një avenir tjtër, çfarë ndryshimi ka me mes dy kohëve, atëherë kur iknit ju dhe të rinjve që ikin sot?

Arjan Dodaj: Atëherë emigrimi ishte i diktuar me të vërtetë nga një përvojë dramatike që ne të gjithë kishim përjetuar nga periudha e komunizmit, kush në fëmijëri dhe kush në kontekstin e familjes. Sot mendoj që emigrmi është i shkaktuar edhe nga një mungesë informacioni posaçëm, nga një mungesë edhe nga formimi i posaçëmm i brezit të ri, që nga edukimi i hershëm në fëmijëri në shkolla. Është shumë themelore të zbulojmë të dyja diferencat. Emigrimi i sotëm na bën të humbasim aftësinë që mund të kemi në vendin tonë për të rikuperuar shumë gjëra, dhe për të rimëkëmbur vendin tonë. Emigrimi i atëhershëm ishte i pothuajse i pamundur pa njëfarë gradualiteti rimëkëmbaj e vendit, e familjes, e mirëqenies së shumë njerëzve. Është shumë themelore t’i ndajmë të dy gjërat. Në bazë të përvojës time si emigramnt mund të them se Shqipëria ka shumë potenciale, ku po vijnë dhe të huaj për të përfituar apo për të marrë pasuri. Akoma më shumë kjo vlen për ne, pasi rikthimi në vendin tonë, guri i rëndë në vendin e vet.

/Vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *