Sot askush nuk mund të dijë numrin e saktë të dokumentarëve, lajmeve, dhe teorive për alienët, aq shumë të tilla janë. Sikurse askush nuk është i sigurtë nëse të gjitha sa më sipër janë ose jo të vërteta. Në gjithë këtë histori ajo që mbetet e vërtetë është fakti se besimi që sipër nesh është një qënie tjetër, më e përparuar se ne, më e zhvilluar se ne.

Ne thjeshtë nuk e kemi kthyer këtë besim përfundimisht në një realitet. Morisë së këtyre teorive i është shtuar muajin e kaluar edhe një teori tjetër. Sipas saj alienët origjinën e tyre e kanë në Tokë, por nuk sqaron nëse kjo rracë inteligjente është zhdukur përfunimisht, apo thjeshtë është largua nga Toka për në një habitat tjetër.

Është pikërisht Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania,i cili publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore.

Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars. Megjithatë, ai thotë:

“Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.

“Venera e ditëve të sotshme është një kandidat i tmerrshëm për specie teknologjike, me temperaturë sipërfaqësore rreth 400 gradë C”, thotë ai.

Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën.

Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur.

Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur? Ai thotë se “përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *