Sokol Cikalleshi i dha një pikë skuadrës në superligën turke pasi Koniaspor barazoi kundër Fatih Karagumruk në transfertë.

 

Ishte në fakt një barazim 1 me 1 që u vulos nga sulmuesi i kombëtares shqiptare. Miqtë fituan një penallti në sekondat e fundit, konkretisht në minutën e  7 shtesë.

 

Goditjen nga pika e bardhe e penalltisë e mori përsiper sulmuesi nga Kavaja. Cikalleshi guxoi jashtë mase me mënyrën se si e ekzekutoi penalltinë. Ai e goditi topin me stilin “panenka”, një gjuatje e mrekullueshme që gjithsesi përfundoi në rrjete dhe i dha një pikë miqve.

 

Ishte pika e parë për koniaspor pas 4 humbjesh radhazi. Ndërkohe për Cikalleshin ky ishte goli i 4 në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *