Ne nje prove force kampioni i Realit te Madridit shuajti te gjitha zerat per nje start jo shume pozitiv te sezonit duke thyer tabunë e fushës se Dortmund me nje fitore impresionuese ne javën e dyte te fazës se grupeve te Uefa Champions. Protagonist ne momentin e duhur Kristiano Ronaldo autor i nje dopiete.

 

Ne Sinjal Iduna Park, madrilenet zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 16 pas nje perle te Gareth Bale, ndërkohe qe me fillimin e pjesës se dyte Kristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin. 4 minuta me vone, ne te 54-en Obamejang ngushtoi diferencën, ndërkohe qe përsëri Kristiano Ronaldo qe 11 minuta nga fundi sigloi shifrat përfundimtare 3-1. Reali ne krye te grupit H ne kuotën e 6 pikeve po aq sa Totenhem qe nga ana e tij shpartalloi ne Nikosia Apoel 3-0 . Heroi i londinezeve Harri Kane autor i te tre golave. Manchester City vazhdon marshimin kete sezon.

 

Citizens munden ne Etihad 2-0 Shaktar Doneck me gola te De Brojne dhe Sterling ne pjesën e dyte, duke u ngjitur te vetëm ne krye te grupit F me pike te plota 6. Nga ana tjetër, Napoli arriti fitoren e pare 3-1 ndaj Fejenord, ku te tre sulmuesit Injsinje, Mertens dhe Callejon lane shenje ne kete ndeshje. Vazhdon ecuria pozitive edhe per Beshiktash qe ne Stamboll mundi 2-0 Lajpcigun, duke mbajtur vendin e pare ne grupin G ne kuotën e 6 pikëve.

 

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Luigji i dyte ku Porto shpartalloi vendasit e Monakos 3-0 fale dopietes se Vincent Abubakar dhe Miguel Layun. Liverpul arriti nje tjeter barazim kete here ne Moske 1-1 kundër Spartakut. Te dy golat u shënuan qe ne pjesën e pare ku ruset kaluan ne avantazh me nje supergol te Fernando, ndërsa Kutinjo ktheu gjithçka ne baraspeshe 8 minuta me vone. Nga ky barazim përfitoi Sevilja qe fitoi 3-0 ndaj Maribor ne Ramon Sancez Pizuan me tripleten e Ben Jeder duke marre vendin e pare ne grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *