Skuadrat e Madridit, Real dhe Atletiko, janë dy ekipet e para qe prenë biletën per ne gjysmëfinalet e UEFA Champions League. Ne “Santiago Bernabeu”, Reali fitoi pas 120 minutave loje 4-2 përballë Bajern Mynih, por magjia e futbollit u prish nga vendimet e diskutueshme te arbitrit Viktor Kasai.

 

Gabimet e tij ishin evidente dhe hungarezi nuk ishte ne lartësinë e duhur, ku te paktën 4 gabime te gjyqtarit vendosen fatin e këtij takimi. Penalltia e Bajernit, ndërhyrjet e Casemiro pa asnjë ndëshkim, kartoni i dyte i verdhe i Arturo Vidal qe detyroi Bajernin te luaj me nje lojtar me pak dhe për me tepër dy golat e Kristiano Ronaldo ne minutat 105 dhe 110 ne pozicion te dukshëm jashtë loje.

 

Sipas analisteve, takimi i dyte çerekfinal u kondicionua nga gabimet e arbitrit kryesor te ndeshjes. Per teknikun Anceloti, ne kushtet aktuale tashme behet i detyrueshëm vendosja e teknologjisë ne fushe, pasi nje arbitër nuk mund te udhëheqe nje ndeshje per rezultatin.

 

Ndërkohe rrjetet sociale kane shpërthyer me ironi dhe zemërim per kualifikimin e Realit, i ndihmuar edhe nga vendimet e gjyqtarit kryesor te takimit, ndërsa është përfshirë edhe futbollisti i Bajernit Arturo Vidal, i cili ne Twitter ka treguar pozicionin e dukshëm jashtë loje te Kristiano Ronaldos ne golin e tij te dyte.

 

Gjithsesi ka edhe kundërpërgjigje nga pala tjetër ku kapiteni Serxhio Ramos ka replikuar ashpër me futbollistin e Barcelonës Gerard Pike, duke i treguar këtij te fundit pas ironisë ne Twitter se është me mire te rishohe edhe nje here tjetër takimin e kthimit mes Barcelonës dhe Paris SG.

 

Ne takimin tjetër, Atletiko Madridit barazoi 1-1 ne “King Power Stadium” nga Leicester City, duke vazhduar me tej fale edhe fitores 1-0 ne takimin e pare. Spanjollet e mbyllen pjesën e pare ne avantazh pas golit te Saul Niguez ne minutën e 26. Nje pjese e dyte ndryshe për anglezet, te cilët dominuan tërësisht, gjeten golin e barazimit me Vardy ne minutën e 61, por pa arritur te bënin përmbysjen e madhe, duke u larguar gjithsesi ne mënyrën me te mire nga kompeticioni me prestigjioz i planetit ne futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *