Mbrëmjen e kësaj të marte u luajtën tri takime të play off-it të Uefa Champions League. Makabi Tel Aviv u përball me Salzburg, Krasnodar me  Paok dhe Slavia Prague me Midjelland.

 

Nga këto, përballja e fundit u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërsa Salzburg dhe Krasnodar rrëmbyen fitoret. Për Salzburg shënuan Dominik Szoboszlai dhe Masaya Okugaëa. Pavarësisht humbjes, Makabi Tel Aviv arriti të shënojë në minutën e nëntë të ndeshjes me Dan Biton. Nga ana tjetër, Paok humbi përballë ruseve të Krasnodar.

 

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 33 me anë të Pelkas, por ky gëzim nuk zgjati shumë pasi Viktor Claesson shënoi golin e barazimit për rusët. Goli i fitores i takoi Remy Cabellas që shënoi në minutën e 70, duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme Krasnodar. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 30 shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *