Pas përfundimit të misionit për pastrimin e stallave dhe mjelien e lopës dhe dhisë, fermerët janë ulur në verandë për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Aktori Albano Bogdo, edhe këtë herë ka shkëmbyer batuta me pjesën tjetër, ndërsa ka treguar edhe një “sekret” se çfarë ndodh natën në “Ferma VIP”.

Ai thotë se Robert Berisha fle i fundit, pasi sipas tij pret që të ndërrohet edhe Gloria.

Albano tregon edhe mënyrën se si e kapi “mat” Robertin në orët e vona të natës.

E di pse e shikon pa gjum, se e kam ruajtur 6 netë. Gloria fle e fundit gjithmonë, ai fle pas Glorias. Gloria ndërrohet e fundit, ja thash në sy. E pash Glorian sa u ndërrua, sa mbarojë punë, doli me reçipeta veshi një kanatiere, hoqi tutat e gjata veshi një palë të shkurtra për gjum dhe u shtri pasi vendosi kremin. Ndërkohë që po bënte Gloria këtë proces, unë i them Nikos kur ishte drejt fundit të procesit Gloria, qëlloi me ndonjë gjë Robërtit se ngeli duke gërrhitur.  Nuk jam unë më tha. E di i thash që nuk je ti se nuk fle gjum asnjë herë po nuk u ndërrua Gloria”, tha Albano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *