Subscribe

E vetjma kërkesë e opozitës që mori miratimin e mazhorancës qeverisëse për çështjen “Rama-McConigal” është zhvillimi i mocionit me debat.

 

Arsyje e po-së sipas socialistëve ishte tërheqja e firmës së Sali Berishës dhe jo përballja në Kuvend për përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në akt-akuzën ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, tanimë nën akuzë, Charles McConigal.

 

Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh.’- tha Balla.

 

Ai shtoi më tej: “Që kanë lindur me një parti që kanë me probleme me vulën, duhet të jetë gjenetike. Por që të guxojnë të firmosin kërkesa gjatë kohës që nuk janë në Shqipëri, dhe që në një shkresë kanë një firmë dhe një nënshkrim tjetër mirë do të ishte që të tërhiqen nga firmat e falsifikuara. E kanë bërë me vrap se kush e depoziton i pari. Nuk ka pasur situatë më qesharake me dy grupet e opozitës se kush depoziton i pari kërkesën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *