Reperja Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e ardhshme nga turi i saj, për shkak të disa problemeve që i kanë sjellë ndërhyrjet estetike që ka bërë së fundmi.Më herët këtë muaj, 26 vjeçarja pohoi se i ishte nënshtruar një ndërhyrje në gjoks dhe një liposuktioni( ndërhyrje që heq dhjamin e tepërt nga disa zona të trupit) , të cilat sipas saj ishin të nevojshme pasi solli në jetë vajzën Kulture.
Përfaqësuesit e Cardi-t u shprehën: “Ajo mezi priste të kthehej në punë e të performonte për publikun dhe fatkeqësisht nuk mori kohën e nevojshme që i duhej pasi ju nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike.
Axhenda e saj e mbingarkuar ka ndikuar në trupin e Cardi-t dhe doktorët i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos dalë në asnjë koncert këtë muaj. Natyrisht ajo është shumë e zhgënjyer dhe nuk do ti mërzisë fansat. Por ne ju sigurojmë që do ta shihni sërish në shtator.”
Në fakt fansat e Cardi-t e mirëkuptuan atë kur reperja i rrëfeu se i kishte bërë ndërhyrjet estetike për shkak se ndihej e pasigurtë për trupin e saj.
Në një koncert që zhvilloi disa ditë më parë artistja e hitit “I like it” i tha njerëzve që kishin shkuar ta shihnin: “Kam disa lajme për ju, nuk duhet të performoja sot sepse lëvizja në skenë është diçka e keqe për liposuktionin që kam bërë. Por unë nuk mund t’ju zhgënjeja kështu që ja ku jemi.”