Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Luginën e Preshevës, në një vizitë 3 ditore, ku po zhvillon takime me liderët shqiptarë atje.

Gjatë një konference për shtyp, Cakaj nënvizoi bashkëpunimin  me përfaqësuesit politikë të Luginës.

GENT CAKAJ

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Sot jemi dakorduar me të gjithë përfaqësuesit politikë shqiptarë këtu për hartimin e një plani të veprimit që do të burojë drejtpërdrejtë nga nevojat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku do të identifikojmë të gjithë sektorët që kanë nevojë për investime apo mbështetje financiare, në mënyrë që edhe ne të kryejmë konkretisht detyrat tona në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve këtu, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe afirmimit të përgjithshëm të pozicionit të tyre. Kemi parasysh që situata këtu nuk është fare e lehtë. Kemi parasysh që shqiptarët kanë qenë shpeshherë në situata tepër të vështira, të imponuara nga shteti i Serbisë.

Cakaj theksoi rëndësinë e veprimit si një trup i vetëm kombëtar, për t’u mundësuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

GENT CAKAJ

MINISTER NE DETYRE PER EUROPEN DHE PUNET E JASHTME

Duke pasur parasysh shtypjen sistematike, ne kemi nevojë për një qasje po ashtu sistematike e cila do të jetë krejtësisht e koordinuar mes faktorëve politikë këtu, në mënyrë që ata të sillen si një trup i vetëm kombëtar dhe të dëshmojnë se mbase do të ketë shumë parti politike shqiptare kur vjen çështja tek ndarja e pushtetit lokal, por se ka vetëm një faktor shqiptar, ndaj gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, është finalizuar edhe marrëveshja për njohjen e teksteve shkollore, një kërkesë dhe nevojë e hershme e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *