Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë mbrëmjen e të premtes. Në rrjetet sociale, Cakaj ka shprehur keqardhje dhe shqetësim për këtë ngjarje, ndërsa iu ofroi shtetasve turq ndihmën e Shqipërisë.

 

“Jam i shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit që tronditi Turqinë. Në këto momente të vështira, ndodhemi pranë vëllezërve tanë turq, të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë.”

 

Kujtojmë që Turqia ka qenë një nga mbështetëset kryesore për Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Madje, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka planifikuar të ndërtojë 500 banesa për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *