Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Luginën e Preshevës, ku po zhvillon një vizitë zyrtare tre ditore.

Këtë të mërkurë, Cakaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimet e zhvilluara, Cakaj u shpreh se së bashku theksuan rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 “Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë.”- përmbylli reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *