Kryeministri Edi Rama dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhen në Londër, ku po marrin pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

 

Së bashku me Kryeministrin Rama, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm, Stef Blok.

 

Në fokus të takimit ishin diskutime,  të cilat lidhen me çështje të interesit të përbashkët që ndikojnë në shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

 

Në një status në profilin e tij në Facebook mbi këtë takim, Ministri në Detyrë Cakaj theksoi:

 

“Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *